E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet Prefekti i qarkut të Beratit Kostandin Lefta

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për lirimin nga detyra të prefektit të qarkut të Beratit.
Në faqen zyrtare të kryeministrisë theksohet se në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 4, të ligjit nr.8927, datë 25.7.2002, "Për prefektin", me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave ka vendosur lirimin nga detyra të prefektit të qarkut të Beratit Kostandin Lefta në në vend të tij emërimin e Bujar Hoxhaj. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›