E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat Basha ne Bruksel merr vleresime pozitive per kriteret

Perfaqesuesit e Komisionit Evropian kane dhene nje vleresim pozitiv per permbushjen e tre kritereve shtese te paraqitura ne Maj per heqjen e vizave per qytetaret shqiptar.

Ne raportin qe i eshte shperndare sot Parlamentit Evropian thuhet se Shqiperia ka bere porgres ne te tria kriteret e prapambetura.

Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka marre vleresime per progresin e bere gjate nje vizite ne Bruksel thuhet ne nje deklarate per shtyp te Ministrise se Brendshme.

Basha eshte takuar sot me raporteren e Parlamentit Europian per liberalizimin e vizave Tania Fajon me Shefin e Njesise per Marredheniet me Jashte dhe Zgjerimin ne Komisionin Europian Luigi Soreca si dhe me Shefin e Departamentit per Ballkanin Perendimor ne Sekretariatin e Pergjithshem te Keshillit te BE Jonas Jonson.

Sipas njoftimit te ministrise temat kryesore te takimit kane qene permbushja e te gjitha kritereve te Shqiperise ne ndihme te procesit te liberalizimit te vizave si lufta me tolerance zero kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit e po ashtu gjurmimi dhe sekuestrimi i aseteve kriminale ceshtje qe qendrojne ne thelb te tri kushteve te prapambetura te procesit.

Komiteti per eshtjet e Brendshme dhe Lirite Civile te Parlamentit Europian do te marre ne shqyrtim me 27 Shtator raportin final te paraqitur nga Komisioni Europian se bashku me rekomandimin per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Ndersa vendimi perfundimtar per heqjen e vizave per shqiptaret pritet te merret ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian me 8-9 Nentor 2010.



Ndersa ishte e pranishme ne Komitetin per eshtjet e Brendshme ne Parlamentnin Evropian Komisionerja Cecilia Malmstrm tha se po punohet edhe ne drejtim te heqjes se vizave me Shqiperine si dhe Bosnje-Hercegovinen.

Ajo u shpreh e bindur se sot procesi i liberalizimit te vizave per keto dy vende eshte shume prane berjes realitet ndersa iu pergjigj intresimit te eurodeputeteve ne lidhje me permbushjen e kritereve qe kane bere dy vendet.

Ajo tha se tashme eshte hapur drita jeshile per te dy keto vende dhe se kjo eshte e qarte edhe nga raporti i Komisionit i cili i eshte shperndare tashme eurodeputeteve.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›