E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat Berisha Kerkojme ndihmen e SHBA-ve

Kryeministri Sali Berisha deklaron se qeveria shqiptare kërkon ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për plotësimin e kritereve me qëllim liberalizimin e vizave.

Duke folur në një bashkëbisedim me gazetarë në qytetin e Korçës, ku sot pasdite do të zhvillojë edhe mitingun hapës të fushatës, shefi i Qeverisë theksoi se nuk pretendohet favor për këtë proces, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin dhe marrëdhëniet miqësore deri më sot të Shqipërisë dhe SHBA-ve. Pak ditë më parë gjatë prezantimit të kandidatëve të PD-së në Durrës, Kryeministri premtoi heqjen e vizave me Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që shtetasit shqiptarë të lëvizin të lirë Zgjedhjet 2013Rama: Të shtunën prezantimi si deputet në VlorëBerisha sulmon opozitën Sequi: KQZ-në zgjidheni vetë në të gjithë botën. “Me reforma të thella ne hoqëm vizat me Europën, me reforma të thella do heqim vizat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ju do lëvizni të lirë në mbarë botën”, deklaroi pak dite me pare Berisha. Pas kësaj deklarate, Top Channel përmes postës elektronike i dërgoi një kërkesë për informacion ambasadës amerikane në Tiranë. Po nëpërmjet postës elektronike, zyra e marrëdhënieve me publikun dha një përgjigje. "Programi i Udhëtimit pa Vizë (Visa Waiver Program) sanksionohet me ligj dhe ekzistojnë një numër kërkesash statutore që duhen plotësuar përpara se një vend të merret në shqyrtim për anëtarësi në VëP. Ligji aktual kërkon që vendet të kenë një nivel refuzimi vizash për vizitorë prej më pak se tre përqind dhe të hyjnë në marrëveshje për të bashkëndarë mes tyre të dhëna për udhëtarë që paraqesin rrezik për Shtetet e Bashkuara, ndër kërkesa të tjera. Niveli i refuzimit në Shqipëri për vitin fiskal 2012 ishte 40.5 përqind”, thuhet në përgjigje. KQZ, Berisha: PD nuk ndërhyn I pyetur nga gazetarët se cili është qëndrimi për situatën e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Kryeministri u shpreh se Partia Demokratike nuk ndërhyn në mënyrë absolutë në këtë problem. "Kjo cështje u shndërrua në një problem pasazhesh të turpshme të kreut të PS-së me aleatët e vet në mënyrën më të shëmtuar", tha Berisha. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›