E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat Berisha Sot leter BE se nuk do shkelim kushtet

TIRANE-Nje proces te veshtire dhe delikat e ka vleresuar sot kryeministri Sali Berisha procesin e liberalizimit te vizave vendim Pro heqjes se tyre qe u dha pak dite me pare nga Minsitrat e Bashkimit Europian.
Kreu i qeverise shqiptare tha se ky ishte procesi me i veshtire e delikat. Premtova liberalizimin qe ne vitin e pare te qeverisjes time dhe mos mbajtja e ketij premtimi do te ishte fatalitet politik theksoi Berisha ne mbledhjen e qeverise duek theksuar se nga dita e premtimit deri ne daten 8 nentor ka zhvilluar takime dhe lobing deri ne realizimin e vendimit.

Punuam per permbushjen e 120 kritereve per heqjen e vizave. Per shqiptaret ky ishte procesi me i veshtire dhe natyrisht edhe vendimi per i rendesishem per ta. Dua te shpreh mirenjohjen time me te thelle Komisionit Evropian komisioneres Malstron PE-se reporteres per Shqiperine etj per vendimin e tyre historik per ti dhene lirine e levizjes qytetareve me te izoluar ne historine e Evropes theksoi Berisha.

Me tej kreu i qeverise theksoi qe sot do tu dergoje nga nje leter 27 kryeministrave vendeve te Unionit Europian per tu percjelle garancine se vendimi i heqjes se vizave do respktohet plotesisht nga pala shqiptare.
Sot do tu coj leter 27 kryeminsitrave te BE garanci se shqiptaret do respektojne me dinjitet liberalizimin e vizave.

Berisha ka porositur ministrat e tij qe te marrin masa per periudhen pas hyrjes ne fuqi te vendimit diku nga 15 dhjetori. Ne kete kontekst kryeministri tha se fletepalosje per kushtet e udhetimit duhet te shperndahen ne te gjitha familjet shqiptare.

Ate duhet tua postojme 800 mije apo 1 milion familjeve shqiptare sa jane letren informuese qe te sqarojme se cpermban ky proces. Edhe nje here jetojme ne nje bote demokratike dhe nuk duhet ne asnje rrethane qe te krijohet ne qytete te ndryshme ku shqiptaret do te shkojne qe te mos krijojne probleme. Une kam bindjen se sic jane surprizuar ata qe kane ardhur ne Shqiperi po keshtu ato do te surprizohen kur te faktohet se shqiptaret do te jene me korrek. tha Berisha.

Berisha per opoziten
Maxhoranca mbetet gjithmone e hapur per bashkepunim te plote me opoziten ne respekt te shtetit ligjor dhe institucioneve si kusht themelor i kritereve te Kopenhagenit tha sot Kryeministri Sali Berisha.
Ne mbledhjen e radhes se Keshillit te Ministrave Kreu i Qeverise komentoi raportin e Komisionit Europian per Shqiperine duke garantuar se Qeveria do ta trajtoje me seriozitet gjithe problematiken qe paraqet ky raport.
Ne cdo rast dhe rrethane ligji do te qendroje mbi qeverine dhe opoziten. Ketu ne nuk mund te bejme asnje lloj kompromisi tjeter tha Berisha.
Sipas tij qeveria shqiptare nuk mund te shnderroje Kushtetuten ne marreveshje partiake dhe vendimet e gjykatave ne neperkembje politike sic kerkon Kryetari i PS-se Edi Rama.
Duke u ndalur te raporti i KE-se per Shqiperine Berisha u shpreh se eshte ne detyrimin tone te thellojme me tej reformat dhe perpjekjet ne te gjitha fusht pasi procesi i integrimit europian duhet te bazohet ne merite. Midis Shqiperise ideale dhe Shqiperise reale ekziston ndryshim i madh tha Berisha duke siguruar se Qeveria po punon cdo dite per nje persosje gjithnje me te madhe te standardeve dhe normave demokratike ne kete vend.
Kryeministri theksoi se po punohet per te konsoliduar standardet e ekonomise se tregut dhe kohezionit social te shoqerise si kushtet dhe rruga e sigurt per integrimin e vendit. Raporti eshte voluminoz por eshte rene dakord qe te gjitha ceshtjet qe mund te jene te pasakta ti percillen ne menyre te argumentuar KE-se brenda nje afati 4-5 javor. KE eshte nje institucion me te cilin ne kemi dialog dhe komunikim teresisht transparent tha Berisha duke siguruar se Qeveria do te zbatoje me vendosmeri axhenden e integrimit europian

d.b/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Vizat Berisha Nje vendim i merituar per shqiptaret

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›