E Diel, 1 Nëntor 2026

Pr/buxheti 2011 PS Jo realist investimet per fushate elektorale

TIRANE-Komisioni Parlamentar i Ekonomise ka nisur sot nga diskutimet per pr/ligjin per buxhetin e vitit 2011. Qe ne nisje te diskutimit debatet kane perfshire perfaqesues te pozites dhe opozites ne Komision.
Ministri i Financave Ridvan Bode prezantoi pr/buxhetin si nje buxhet opotimist qe me 408 miliarde leke qe ka ne total te parashikoje mbulimin e shpenzimeve sidomos rritjen e pagave e pensioneve si dhe te realizoje nje rritje me 5.6 te te ardhurave per vitin tjeter. Gjate fjales se tij Bode theksoi se ky buxhet eshte me i madhi ne historine e Shqiperise. Sipas tij rritja ekonomike do te jete 5.5 dhe deficiti buxhetor do te jete 3.5 e Prodhimit te Brendshem Bruto. Kreu i financave tha gjithashtu se borxhi publik do te jete 59 dhe te ardhurat do te jene 27.1 e GDP-se.
Por perfaqesia opozotare ne Komision doli hapur kunder pr/buxhetti per vitin e ardhshem me arsytetimin se drafti nuk eshte transparent jo realist dhe qe nuk ak marre parasysh sugjerumet e Fondit Monetar Nderkombetar.
Parashikimet jane larg realitetit rritja ekonomike jo reale theksoi deputetja e Partise Socialiste Mimi Kodheli duke kerkuar gjithashtu te dhena me te detajuara per realizimin e buxhetit te ketij viti.

Deputetja Mimi Kodheli theksoi se pavaresisht optimizmit te qeverise per rritjen e te ardhurave ne masen 5.5 FMN theksoi se rritja do jete 3.5. Kodheli me tej tha se pr/buxheti nuk parashikon fondin per ndihmen sociale ndersa zeri per shpenzime ne investime behet vetem per qellime elektorale.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›