Vizat, ESI: Shqipëria ska plotësuar kriteret

Organizata Iniciativa për Stabilitetin Evropian, ESI, ka hartuar një raport mbi përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, në të cilin vlerësohet se Shqipëria nuk i ka plotësuar ato.
Sipas raportit të ESI, performanca e Bosnje e Hercegovinës në këtë drejtim ka qenë shumë më e mirë se ajo e Shqipërisë.
“Bosnja merr notën maksimale në 3 nga 4 blloqet e udhërrëfyesit për vizat, ndërsa Shqipëria vlerësohet vetëm në bllokun e parë që flet për sigurinë e dokumentave”, thuhet në raport.
ESI paralajmëron më tej se Komisioni Evropian do ta kushtëzojë heqjen e vizave me plotësimin e disa kritereve specifike.