E Diel, 1 Nëntor 2026

Klodi jep cigare në këmbim të buzëqeshjeve

26/04/10 18:43

Banorët pasi kanë mbaruar së ngrëni vazhdojnë të qëndrojnë në tavolinë e Klodi fton Kikën e Mandin të pinë nga një kafe. Kika përgjigjet se kafja pa cigare nuk shijon, e Klodi e mohon këtë gjë duke u shprehur se për të nuk është e rëndësishme cigarja. Kika i thotë Klodit që ti japë ndonjë cigare pasi nuk i ka dhënë asnjëherë, por Klodi e pyet se çfarë do ti japë Kika atij në këmbim të cigares. Kika përgjigjet se do ti japë çfarë të dojë Klodit, mjafton që ai ti japë një cigare. Klodi ngrihet nga tavolina për ti plotësuar kërkesën Kikës, por duke u shprehur se dhe Kika duhet të mbajë fjalën, që do ti japë atij çti kërkojë. Klodi kthehet me cigare në dorë dhe thotë se do tu japë të gjithë duhanpirësve nga një cigare ne kushtin që ti japin nga një buzëqeshje. Kika e falenderon dhe buzëqesh, ndërsa Jetmiri është ende duke ngrënë dhe thotë se nuk mund tia japë buzëqeshjen. Klodi i thotë Jetmirit se atij do ti japë dy cigare meqënëse e ka të vështirë të buzëqeshë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›