E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat KE dorezon raportin per Shqiperine. Votimi me 23 shtator ne Strazburg

Komisioni Evropian dorezoi raportin me ane te te cilit u kerkon zyrtarisht vendeve te BE-se heqjen e vizave per qytetaret shqiptare. Ai jep nje vleresim pozitiv per permbushjen e kritereve te caktuara nga Komisioni per qeverine e Shqiperise. Procesi kalon tani ne fazen finale. Per kete raport pritet qe Komisioni i PE per Drejtesine Lirine dhe Punet e Brendshshme te diskutoje dhe te votoje me 23 shtator ne Strasburg.

Po sot europarlamentarja Tanja Fajon raportese per Shqiperine e Bosnjen per vizat priti dhe diskutoi ne Parlamentin Evropian ne Bruksel hapat e metejshem te ketij procesi me Ministrin e Puneve te Brendshnme te Shqiperise Lulezim Basha. Pas ketij takimi ajo tha per ALSAT se ndihet shume e gezuar sepse ishte pjese e ketij procesi te rendesishem.

Me ministrin Basha biseduam per liberalizmin e vizave. Sic e dini KE dha sot nje raport pozitiv per Shqiperine dhe Bosnjen. Jam shume e kenaqur qe Shqiperia te futet ne listen e vendeve me qellim qe qytetaret e saj te livizin lirisht ne vendet e Shengenit. Uroj qe ne te vazhdojme me procesin me shpejtesi. Por tani presim reagimin e vendeve anetare te BE-se. Por tani qe e kemi raportin e Komisionit besoj se Shqiperia eshte gati ne pikepamje teknike dhe ne mund ta perfundojme me sukses kete proces para fundit te vitit tha Fajon.

Nga ana e tij Ministri Lulzim Basha shpjegoi fazat e metejshme dhe hallkat neper te cilat do te kaloje akoma procesi deri heqjen e vizave per qytetaret tane.

Nga ana e permbajtjes nuk ka me asnje pengese per heqjen e vizave. Ka disa hapa proceduriale per te arritur ketu. Dy me te rendesishmet jane miratimi nga Parlamenti Europian dhe miratimi nga Keshilli i Ministrave te Brendshem dhe te Drejtesise. Persa i perket hapave te pare u informova nga reporterja Tanja Fajon se jane marre te gjitha masat qe procesi te mos zvarritet. Me 23 shtator pritet qe Komisioni i Drejtesise Lirise dhe Sigurise te shqyrtoje ceshtjen dhe ta votoje ate pasi e beri kete dhe komisioni i ceshtjeve te jashtme. Ne tetor presim qe PE ta marre ceshtjen ne shqyrtim dhe shpresojme qe mbi bazuar mbi vleresimet e Komisionit Europian PE te votoje per heqjen e vizave per shqiptaret dhe se fundmi Keshilli i Ministrave te jape te njejtin verdikt tha Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›