E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat Komisioni i Brendshem i thote po draftit

Voten pro e kane dhene 49 eurodeputete nderkohe qe dy prej tyre nga Holanda kane votuar kunder.

Ky eshte votimi i radhes cka do te thote se liberalizimi i vizave eshte ne rruge te mbare. Votimi tjeter do te mbahet me 7 tetor nga Parlamenti Evropian ku pritet te jepet vota pro per shkak se grupimet me te medha politike ne kete Parlament tashme kane deklaruar mbeshtetjen per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen.

Vendimi perfundimtar do te mbahet me 9 nentor nga ministrat e Brendshem te BE-se e pas ketij miratimi duhen edhe 20 dite te tjera qe vendimi te hyje ne fuqi.

Kjo do te thote se duke nisur nga fillimi i dhjetorit qytetaret e Shqiperise do te mund te levizin lirshem ne shumicen prej vendeve anetare te BE-se.

Nderkohe PE-ja ka hedhur poshte propozimin e eurodeputetit holandez Daniel Van der Stoep i cili kishte propozuar qe si kusht per heqjen e vizave te ishte dalja e Shqiperise nga Konferenca Islamike.

2010-09-28 1038

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›