E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Kukan vlerson prmbushjen e detyrimeve teknike

Presidenti i Komisionit për Ballkanin në Parlamentin Europian Eduard Kukan vlerëson arritjet e Shqiperisë në kuadër të plotësimit të detyrimeve teknike në procesin e liberalizimit të vizave.

Kështu thuhet në njoftimin publikuar në faqen zyrtare të kuvendit, pas takimit që bëri kryeparlamentarja Jozefina Topalli me delegacionin e eurodeputetëve, të cilët prej dje ndodhen në Tiranë.

Sipas këtij njoftimi eurodeputetja Tanja Fajon tha se “nga muaji dhjetor Shqipëria ka arritje të jashtëzakonshme në plotësimin e kushteve teknike lidhur me liberalizimin”.

Duke u ndalur në situatën politike, Kryetarja e Kuvendit e njohu delegacionin me vendimin e fundit të parlamentit për ngritjen e komisionit për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.

“Ky komision i ngritur nga nisma e opozitës, bazohet në dy parimet themelore që Komisioneri për Zgjerim Fyle theksoi në deklaratën e tij: transparencë e plotë dhe respekt i Kushtetutës", u shpreh Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›