E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan sulmet me avione te telekomanduar lidhje me komplotet

Rritja e fundit e sulmeve me avione te telekomanduar te ushtrise amerikane ne Pakistan eshte e lidhur me dyshimet se Al Kaeda po komploton atentate ne Evrope.

Keshtu ka deklaruar nje zyrtar pakistanez Hussein Haqqani i cili ka konfirmuar se mes tete militanteve te vrare ne nje sulm diten e hene 5 ishin gjermane.

Nderkohe mediat britanike kane mesuar se ne nje sulm te kryer muajin e kaluar humbi jeten nje shtetas britanik i cili do te drejtonte nje fraksion te Al Kaedes ne Mbreterine e Bashkuar.

Nderkohe ne nje tjeter sulm ajror te kryer diten e sotme droni amerikan vrau te pakten kater persona ne nje strehe te militanteve ne Miranshah ne afersi te qytetit te Uaziristanit Verior.

Haqqani ka shtuar me tej se aktivitetet ushtarake ne Uaziristanin Verior jane te lidhura me paralajmerimet e terroristeve per atentate ne Evrope.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›