E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Lunacek: Kosova s’duhet te anashkalohej

Raportuesja per Kosoven ne Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka deklaruar se qytetaret e Kosoves nuk duhet te zhgenjehen, sepse ne nje te ardhme jo te larget edhe ata do te mund te udhetojne pa viza per ne vendet e BE-se.
Lunacek, ne nje prononcim per Top Channel,  eshte shprehur kunder vendimit te KE per te lene Kosoven jashte vendimit per heqjen e regjimit te vizave, qe sipas saj izolon me teper shtetin e ri. “Kosova eshte vendi me i izoluar ne Evrope. Qytetaret e Kosoves mund te udhetojne pa viza vetem ne pese shtete fqinje te saj”, ka pohuar Lunacek. Nderkohe qytetaret e Serbise, Maqedonise dhe Malit te Zi nga dita e sotme mund te udhetojne te lire ne vendet e BE-se.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›