E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat Lunacek Varet nga qeveria e re

Raportuesja e Parlamentit Evropian per Kosoven Ulrike Lunacek ka deklaruar se procesi i heqjes se vizave per qytetaret kosovare varet nga qeveria e re qe do te dale nga zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Une nuk mund te flas per data te caktuara. Kjo varet nga qeveria e re se sa shpejt do te zbatoje ajo kerkesat e Brukselit ka pohuar Lunacek.

Ajo ka hedhur poshte deklaratat e kryeministrit Hashim Thaci se vizat mund te hiqen shume shpejt duke theksuar se nga ana e BE-se nuk ka pasur asnje premtim.

Kete nuk e ka bere askush ne Bruksel sepse nuk eshte reale. Kjo do te varet nga qeveria e ardhshme. Sa me shpejt ti kryeje detyrat aq me e lehte do te jete edhe per ne te bindim BE-ne dhe Keshillin e Evropes ka pohuar Lunacek.

Me tej eurodeputetja ka shtuar se pret qe zgjedhjet e 12 dhjetorit ne Kosove te jene te lira demokratike dhe pa manipulime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›