E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Tahiri Topalli genjen konferenca e kryetareve su mblodh fare

Tirane 9 dhjetor NOA - Nuk eshte hera e pare qe Jozefina Topalli genjen sic nuk eshte as hera e pare qe po kjo zonje perdhos parlamentin e parlamentarizmin duke u bere bashke me keqqeverisjen e Sali Berishes faktori kryesor pse Shqiperia u refuzua nga Bashkimi Evropian. Keshtu e ka nisur reagimin e tij ndaj mosmbajtjes se seances plenare te Kuvendit sot per shkak te situates ende te veshtire te permbytjeve ne qarkun e Shkodres deputeti i PS-se Saimir Tahiri i cili pergenjeshtroi njoftimin e zbardhur nga kryesia e kuvendit ku citohej se Tahiri kishte qene dakort me shtyrjen e seances se sotme per nje dite tjeter duke iu permbajtur argumentit ne fjale duke sqaruar se mbledhja e kryetareve te grupeve parlamentare nuk eshte zhvilluar fare.

Se pari sqarojme opinionin publik se konferenca e kryetareve per te vendosur ne do behet seance parlamenare a jo sot nuk eshte zhvilluar fare. shte e qarte per te gjithe se sot dyert e parlamentit jane mbyllur per deputetet po ashtu sic jane mbyllur dyert e Evropes per shqiptaret per shkak te papergjegjshmerise dhe keqqeverisjes se pushtetit te Sali Berishes dhe Jozefina Topallit dhe per shkak te vullnetit te tyre per te permbytur Shqiperine dhe shqiptaret jo vetem me ujin e balten e korrupsionit por edhe me mugesen e kurajos per tu perballur me kerkesat legjitime te opozites dhe te shqiptareve deklaroi deputeti i Partise Socialiste Saimir Tahiri.

Ai beri me dije se Partia Socialiste ka kerkuar te behet mocion me debat per raportin e Komisionit Europian qe ngeli ne klase pushtetin e Sali Berishes e bashke me te edhe shqiparet si dhe ka kerkuar hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit duke akuzuar rishtas kryeparlamentaren se ajo i shtyre ne afatet e fundit kushtetuese ose si ka marre ende parasysh.

Ai akuzoi sakaq kryeministrin Berisha se pushteti i tij nuk i mbylli dyert e parlamentit deputeteve te opozites dhe shqiptareve qe kerkojne sqarim per situaten katastrofike qe ka ndodhur porse ai po i mbyll deren planit te masave konkrete qe kerkon Partia Socialiste per ta nxjerre perfundimisht Shkodren dhe Shqiperine nga permbytja e korrupsionit te kesaj qeverie tha deputeti socialist.

mit/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›