Vizat, Malstrom: Grup monitorimi në verë

Sisilia Malstrom Komisionerja për çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë nëpërmjet një konference për shtyp konfirmoi hyrjen në fuqi të Rekomandimit të Kolegjit të Komisionerëve për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen. Komisionerja nuk dha asnjë datë të saktë se kur do të hyjë në fuqi liberalizimi i vizave, duke pohuar se gjatë verës do të ketë një grup monitorues, i cili gjatë vjeshtës do të japë vlerësimet. "I takon PE-së dhe Këshillit të Evropës që të marrin vendimin final për liberalizimin e vizave. Ky propozim është një lajm i mirë për shqiptarët e boshnjakët", u shpreh ajo.
Komisionerja tha se Shqipëria e Bosnja kanë bërë progres, por ka ende disa kritere pa plotësuar. " Shqipëria duhet të zbatojë një strategji për riintegrimin e të riatdhesuarëve; po ashtu kërkohet zbatim efikas i kuadrit ligjor për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit; e po kështu zbatim efikas të ligjit të ri për konfiskimin e aseteve kriminale", theksoi ajo.
E pyetur për një datë se kur vizat do të liberalizohen, Malstrom tha se gjatë verës do të ketë një grup monitorues, i cili gjatë vjeshtës do të japë vlerësimet. Malstrom këmbënguli se gjithçka do varet nga plotësimi i kritereve. "Unë nuk mund të jap një datë të saktë për liberalizimin e vizave", u shpreh më tej.
Malstrom tha se nga Shqipëria e Bosnja është bërë një punë e mirë dhe vendimi duhet të merret nga PE e KiE. "është bërë shumë punë dhe ka mbetur shumë pak. Shpresoj se autoritetet shqiptare dhe boshnjake do të plotësojnë deri në verë kriteret e mbetura", nënvizoi ajo.
Malstrom shtoi se është me rëndësi që Shqipëria e Bosnja të informojnë qytetarët e tyre se lëvizja do jetë e lirë, por ka kufizime.