E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuna e Parisit, së shpejti furnizim me ujë

Zona e "Komunës se Parisit" dhe "Kodrës së Diellit" në tiranë shumë shpejtë do të furnizohen me ujë të pijshëm ashtu si zonat e tjera të kryeqytetit. Këtë gjë e ka deklaruar drejtori i shitjeve ne nderrmarjen e ujësjellës kanalizimeve në Tiranë, Ilirjan Shkëmbi. Shkëmbi thekson se ujësjellësi tashmë ka përfunduar dy investime të rëndësishme, të cilat do të bëjnë që këto zona të mos kenë më probleme me furnizim të ujit.
Nga ana tjetër drejtori i shitjeve në Ujësjellës Kanalizime, Ilirjan Shkëmbi deklaron se të gjithë banorët që kanë probleme me furnizim të ujit dhe që duan të furnizohen me ujë nga botet e ujësjellësit duhet vetëm të paraqiten të ujësjellësi për të drejtuar një kërkesë.

Ndërkohë sa i përket problemit të banorëve të Unazës së Re në Tiranë, të cilët nuk furnizohen me ujë të pijshem, drejtori i shitjeve thekson se problemi qendron tek infrastruktura dhe ndërtimet e pallateve të reja në atë zonë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›