Vizat, Maqedonia nxjerr pretendime
Shefi i diplomacise se Maqedonise, Antonio Milloshoski, eshte marre ne pyetje para parlamentareve evropiane, lidhur me regjimin e ri te vizave, i cili zgjoi reagime nga Tirana zyrtare. Milloshoski tha se ne Bruksel gjate muajit shkurt do te mbahet nje takim kryeministror dypalesh, ku pritet te sqarohet problemi sa i perket ceshtjes se vizave.
Ai perseriti qendrimin e tij se me Shqiperine nuk ka nje regjim te ndryshem vizash, por ka ndryshuar vetem vendi ku merren ato. "Qe prej fillimit te ketij viti, ne nuk jemi me ne pozite per te leshuar viza ne dogana dhe ne kufij. Por, sipas ligjit te miratuar nga parlamenti i meparshem, ne mars te vitit 2006, dhe per shkak te afateve dhe parimeve qe na jane dhene nga Komisioni Evropian, Maqedonia eshte sot e detyruar te ndertoje nje rrjet per leshimin e vizave vetem ne ambasadat dhe konsullatat tona", tha Milloshoski
Kryetarja e delegacionit europarlamentar per Evropen Juglindore ka pyetur se sa e vertete eshte se Shqiperia vete diskriminon ne kufi qytetaret e Maqedonise qe nuk jane shqiptare. Milloshoski denoncoi menyrat selektive te Tiranes, e cila, sipas shefit te diplomacise se Maqedonise, nuk ka respektuar ligjin e nje viti me pare per heqjen e vizave me fqinjin.
"Per qytetaret e Maqedonise, "de jure", qeveria e Shqiperise hoqi nje vit me pare vizat, por "de fakto", ata kane vazhduar te kerkojne takse hyrje per ata qytetare te Maqedonise qe futen ne Shqiperi per turizem, biznes apo arsye te tjera, por atje ka nje qasje selektive, sepse taksa e hyrjes iu kerkohet vetem qytetareve te Maqedonise qe nuk jane shqiptare, per maqedonasit, turqit, romet etj., por jo maqedonasve me origjine shqiptare", prete