Vigjilja e pavaresise, vijne trupa shtese
NATO dergoi ne Kosove nje batalion te ri ne afrim te shpalljes se pavaresise se saj, e bere e ditur tashme nga lideret kosovare, njoftoi nje zyrtar i NATO-s. Zedhenesi i Forces Shumekombeshe ne Kosove (KFOR), Bertrand Bonneau, tha dje se dergimi i ketij batalioni me 560 ushtare italiane "ka filluar me 21 janar". "Ky batalion do te beje stervitje ne terren, nen pergjegjesine e KFOR-it, qe nga 4 shkurti deri me 4 mars 2008", saktesoi ai. NATO ka derguar 17000 ushtare ne Kosove, ne kuader te ndihmes per administrimin e saj. Zedhenesi i KFOR-it, nenvizoi se ushtaret italiane benin pjese ne forcat rezerve, "te derguara rregullisht", ne kuadrin e "operacioneve rutine". "Kjo tregon kapacitetin e NATO-s per te shtuar numrin e forcave ne terren ne nje kohe shume te shkurter, shtoi ai.