E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat Tanja Fajon me 23 Tetor takim ne Tirane

TIRANEuml- Europarlamentarja sllovene Tanja Fajon pritet te prezantoje te shtunen ne Tirane rolin kyc qe procesi i liberalizimit te vizave ka ne rajonin e Ballkanit Perendimor.
Levizja Europiane ne Shqiperi EMA permes nje njoftimi per shtyp ben te ditur se me 23 tetor ne Hotel Tirana International organizon takimin e europarlamentares Tanja Fajon reportere e procesit te liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen.
Eurodeputetja Fajon nje mbeshtetese e fuqishme e procesit te heqjes se vizave per qytetaret shqiptare ne vendet e Bashkimit Evropian do te flase perpara nje auditori me studente dhe shoqerine civile.
Pjesemarres te tjere ne kete takim do te flasin mbi kontributin e shoqerise civile ne kete proces si dhe do te evidentohen perceptimet dhe mundesite qe burojne nga liberalizmi i vizave.

Me 7 tetor Parlamenti Europian me shumice votash 538 vota mbeshteti liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare. Nderkohe qe me 8 Nentor Keshilli i Ministrave te Brendshem te BE-se pritet te marre vendimin perfundimtar per kete proces ne favor te qytetareve shqiptare.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›