E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi ngushellon familjen e policit te vrare

Presidenti i Republikes Bamir Topi i ka derguar sot nje mesazh ngushellimi familjes te efektivit te policise se Vlores Roland Likaj i cili u vra ne krye te detyres.

Te nderuar familjare te te ndjerit punonjes te Policise se Shtetit Roland Likaj Me lejoni te ndaj me ju dhimbjen e thelle dhe hidherimin per ndarjen nga jeta ne menyre tragjike te te dashurit tuaj i rene ne krye te detyres ndersa kryente misionin fisnik te mbrojtjes dhe sigurise se rendit te qytetareve shqiptare thuhet ne mesazhin e ngushellimit te presidentit Topi.

Me tej presidenti thekson se renia ne krye te detyres e punonjesit te policise eshte nje humbje e madhe dhe e pazevendesueshme per familjen per koleget per shtetin dhe gjithe qytetaret e Shqiperise qe mbeshtesin pa rezerva forcat e rendit ne misionin e tyre te perditshem sa te veshtire aq edhe heroik ne mbrojtje te rendit e sigurise se te gjitheve.

Me cilesine e Presidentit te Republikes por edhe si qytetar i tronditur nga ky krim makaber u bej thirrje dhe nxis te gjitha strukturat shteterore qe te zbulojne sa me pare autorin e kesaj ngjarjeje te rende dhe ta vene ate perpara drejtesise Reagimi i shpejte dhe i pameshirshem ndaj ketij krimi te pashembullt eshte pergjigja e duhur qe i jepet kujdo qe guxon te cenoje nje punonjes policie ne krye te detyres shton me tej Topi.

Me tej presidenti Topi ka theksuar se duke ju percjelle ngushellimet me te sinqerta iu siguron atyre se te gjithe qytetaret dhe shteti shqiptar ndihen krenare por edhe thellesisht mirenjohes per Rolandin qe u flijua me vetemohim teksa kryente detyren e tij fisnike dhe ndajne me ju solidaritetin per kete humbje te madhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›