E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat dekoret rreth Schengen-it zbukurojne Tiranen kryeqyteti vishet me petkun festiv ne prag te momentit historik

07-11-2010 / Gazeta 55

Atmosfera ne kryeqytet nje dite para vendimit te Keshillit te Ministrave te BE


Asnje barriere dhe asnje pengese. Prej dites se neserme shqiptaret rifitojne krenarine dhe dinjitetin e tyre evropian. Ministrat e Brendshem dhe te Drejtesise te vendeve te Bashkimit Evropian do thone fjalen e fundit ne shenje mirenjohje per progresin reformator te qeverise Berisha duke miratuar propozimin e Parlamentit Evropian per liberalizimin e vizave Shqiperi-BE. E gjitha eshte nje moment kulmor dhe nder me te rendesishmit ne rrugen e vendit drejt integrimit evropian. Heqja e vizave perben vleresimin me te larte te vlerave evropiane te popullit shqiptar si dhe eshte medalja me e cmuar qe Shqiperia arrin te siguroje ne nje kohe rekord vetem 2 vjet pas percaktimit te rekomandimeve dhe kritereve te Komisionit Evropian per udherrefyesit per vizat.


Atmosfera ne kryeqytet nje dite para vendimit te Keshillit te Ministrave te BE/ Atmosfera ne kryeqytet nje dite para vendimit te Keshillit te Ministrave te BE

Tirana eshte zbukuruar ne pritje te vendimit per liberalizimin e vizave qe do te merret neser nga ministrat e brendshem te Bashkimit Europian. Pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit jane vendosur banderola dhe tabela qe njoftojne ngjarjen e madhe dhe te shumepritur nga shqiptaret me emrat e kryeqyteteve kryesore te Europes. Mazhoranca ka vendosur qe festimet te zhvillohen te marten ne mbremje ku ne sheshin Nene Tereza po ndertohet nje skene gjigande ku do te mbahet nje koncert ndersa do te kete edhe projeksione te ndryshme ne universitetin e Tiranes. Po ashtu edhe zona e ish bllokut eshte veshur me zbukurime qe anoncojne diten e liberalizimit te vizave. Festa ne kete pjese te kryeqytetit eshte lene per ne oret e mbremjes dhe do ti dedikohet kryesisht te rinjve.
Pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit jane vendosur banderola dhe tabela qe njoftojne ngjarjen e madhe dhe te shumepritur nga shqiptaret me emrat e kryeqyteteve kryesore te Europes. Berlin 1334 km Zyrih 1117 km Milano 971 km mund te duken si reklama te agjencive turistike por ne fakt jane tabelat e vendosura ne cdo kryqezim te kryeqytetit qe lajmerojne udhetimin pa viza drejt destinacioneve europiane.
Ne cdo shtylle sot tunden flamujt blu te BE ndersa eshte vendosur qe festimet te zhvillohen te marten ne mbremje ne sheshin Nene Tereza.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›