Vizat, deputetët gjermanë optimistë por, jepni fund krizës
BERLIN- Nga Berlini deputetët gjermanë janë optimistë se propozimi i Komisionit Europian për liberalizimi i vizave për Shqipërinë e Bosnje do të realizohet, por më parë duhet të plotësohen 3 kushtet që janë vendosur në rekomandimin e KE. Gjithashtu deputetët gjermanë duke kujtuar përvojën me liberalizimin e mëparshëm të vizave me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, në dhjetor 2009, tërheqin vëmendjen që ky proces të mos keqpërdoret për azil.
Deputeti liberal Rainer Stinner ka thënë për programin shqip të Deutsche Welles se pret nga shtetasit e këtyre vendeve që të tregohen të kujdesshëm e të mos e keqpërdorin atë për azil.
Politikanja e gjelbër Marie Luise Beck, ka thënë për Deutsche Welles se ka shumë vende në Bashkimin Evropian që kanë frikë, se kur të hiqen vizat për Shqipërinë dhe Bosnjë- Hercegovinën, do të vërshojnë sërish azilkërkuesit. Ajo kërkon nga autoritetet shtetërore të dy vendeve më shumë sensibilizim të qytetarëve të tyre në lidhje me këtë proces.
Nënkryetari i grupit parlamentar të socialdemokratëve, Gernot Erler, vëren se deri në vjeshtë, kur të merret vendimi duhen plotësuar disa mangësi, që evidentohen edhe në raportin më të fundit të komisionit për dialogun e vizave. “E kam fjalën për bashkëpunimin ndërkombëtar në sektorin e drejtësisë, luftën kundër veprimtarive ilegale dhe korrupsionit e ë ngjashme”, citon Deutsche Welle.
Socialdemokrati Gernot Erler, ish ministri gjerman për Europën përcjell dhe mesazhin se kriza e brendshme politike në Shqipëri nuk ka ndonjë pasojë të drejtpërdrejtë në vendimin e ministrave, por shton se kjo çështje është shumë e rëndësishme për reputacionin e përgjithshëm të Shqipërisë.
JEPNI FUND KRIZES
“Kjo bllokadë e dëmton shumë Shqipërinë. Gatishmëria për investime të huaja ka rënë, marrëdhëniet tregtare kanë rënë, procesi i reformave ligjore faktikisht ka mbetur në vend dhe nuk po ecën përpara, por ne si evropianë nuk mund të detyrojmë asgjë. Ajo që na mbetet për të thënë është “Mjaft!”- ka vazhduar më tej ish ministri gjerman për Europën duke shtuar se kjo thirrje u drejtohej të dyja palëve.
Ndërsa deputeti liberal Rainer Stinner i bëri thirrje opozitës që t'i zgjidhë problemet e saj me mjete politike dhe jo me "bojkotimin e një institucioni kaq demokrat sa ç'është parlamenti".
(s.g/Deutsche Welle/BalkanWeb)