E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delijorgji kërkon në gjykatë faljen e gjobës 170 milonëshe

TIRANE-Përmes një padie civile të depozituar në Gjykatën e Tiranës, kompania "Përparimi" sh.a e biznesmenit Mihal Delijorgji, akuzuar si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit kërkon t'i falen gjobat dhe kamatëvonesat, të vendosura nga dega e doganës së Durrësit në vitin 2004.

Bëhet fjalë për shmangie të detyrimeve doganore në 2004 dhe dogana e Durrësit e ka gjobitur me një shumë prej 170 milionë lekësh- shkruan sot Gazeta Shqiptare.

Shoqëria ushtron aktivitetin e saj në fushën e tregtimit, importit, eksportit dhe përpunimit të hekurit dhe nënprodukteve të tij.
Padia është bërë duke u mbështetur në ligjin nr.9986, datë 11.09.2008 "Për faljen e detyrimeve doganore..." dhe shoqëria "Përparimi" sh.a kërkon faljen e gjobave dhe kamatëvonesave sipas parashikimeve të këtij ligji.
(Detajet mund ti lexoni sot në GSH)
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›