E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat do te hiqen brenda fundit te vitit

17/09/2010Kryeministri Berisha jep garanci per levizjen e lire te qytetareve

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje ne mbremje se qytetaret shqiptare do te mund te udhetojne te lire drejt vendeve te hapesires Shengen ne Bashkimin Evropian ne fund te ketij viti. Gjate emisionit Opinion te gazetarit Blendi Fevziu ne TV Klan shefi i ekzekutivit ka theksuar se per kete ka marre edhe dje garanci nga krere te qeverive te ndryshme te vendeve te BE-se ne takimet qe ka pasur ne Bruksel. Vizat do te hiqen me shume siguri gjate muajve qe vijne - ka theksuar ai. Per kreun e qeverise nuk mund te flitet per nje date te sakte pasi varet edhe nga axhenda e Parlamentit Evropian. Megjithate ai riperseriti disa here se me shume siguri vizat do te hiqen brenda muajve qe vijne. Kam shume besim qe liberalizmi i vizave do te ndodhe brenda fundit te vitit deklaroi Kryeministri. Ai ka konsideruar heqjen e vizave si nje arritje shume te madhe te vendit dhe te gjithe qytetareve shqiptare. Sipas tij vendimmarrja per heqjen e vizave bazohet ne arritjen e standardeve te percaktuara ne mbi 120 kerkesat pjese te Udherrefyesit te Komisionit Evropian. Shefi i ekzekutivit u shpreh se paresore ne arritjen e liberalizimit te vizave eshte arritja e standardeve ne zgjedhjet e fundit politike lufta kunder krimit te organizuar lufta kunder korrupsionit. Ne opinionin e tij keto kane favorizuar shume vendimin e shumepritur per heqjen e vizave afatshkurtra per qytetaret shqiptare. Po ashtu Kryeministri renditi si faktor te rendesishem edhe pajisjen e qytetareve me dokumentet e reja te identitetit. Kryeministri vleresoi se 2010 ishte nje vit vertete i paprecedente ne funksion te reformave dhe te integrimit evropian te vendit.

Transparenca e zgjedhjeve

Kryeministri Berisha ka deklaruar dje se transparenca e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 mund te arrihet vetem duke respektuar ligjet dhe vendimet e gjykatave te vendit. I pyetur ne lidhje me plotesimin e pretendimit te opozites per hapje te kutive te votimit dhe rinumerimin e votave Berisha ka qene i qarte duke kembengulur ne faktin se kjo mund te arrihet vetem nese organet e drejtesise marrin nje vendim qe e mbeshtesin kete. Berisha ka theksuar se opozita ka prezantuar 11 kerkesa te cilat lidhen me procesin e transparences se zgjedhjeve. Sipas tij mazhoranca eshte dakord me nisjen e punes se komisionit hetimor parlamentar ku drejtimin dhe shumicen ne vendimmarrje ta kete opozita. Por nderkohe qe per kutite te pritet vendimi qe mund te marre Gjykata Kushtetuese ose Komisioni i Venecias. Berisha tha se i le opozites ne dispozicion nje periudhe kohore prej 3 muajsh ne menyre qe ajo ti drejtohet ketyre institucioneve. Sipas tij nese drejtesia vendos te hapen kutite mazhoranca do te respektoje vendimin.

Zgjedhjet lokale

Berisha Nuk ka pazar me Ramen

Shefi i ekzekutivit ka hedhur poshte tezen se me kryetarin aktual te Partise Socialiste dhe njeheresh te Bashkise se Tiranes mund te jete arritur ndonje pakt per zgjedhjet e ardhshme te pushtetit vendor. Berisha ka theksuar se nuk ka pasur asnje pazar i cili te konsistoje ne faktin se per hir te kapercimit te konfliktit aktual politik Rames ti sigurohet fitorja per Bashkine e kryeqytetit. Nuk toleroj absolutisht jo. Nuk ka asnje perpjekje konkrete nga kryetari i opozites - ka theksuar kreu i qeverise dhe i Partise Demokratike. Ai ka garantuar se kjo mundesi nuk qendron. I pyetur ne lidhje me kandidaturen qe do te paraqese mazhoranca ne zgjedhjet e ardhme te 8 majit 2011 per pushtetin vendor Kryeministri Berisha u shpreh se do te kete nje kandidature shume te fuqishme e cila do te miratohet nga strukturat perkatese te Partise Demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›