Rama Berisha po grabit gjithcka
16/09/2010Kreu socialist tur takimesh me bazen e partise
Kriza e gjithanshme pasoje e vjedhjes se votave dhe transparences se munguar
Kreu socialist Edi Rama rikthehet ne bazen socialiste per te kontaktuar nga afer me militante dhe mbeshtetes te Partise Socialiste. Keshtu gjate pasdites se djeshme Rama nisi nje tur tjeter takimesh ku si stacion i pare ishte qyteti i Elbasanit. Ne kete takim ai parashtroi per socialistet e ketij qyteti nje sere problematikash te cilat jane prezente ne jeten e cdo shtetasi shqiptar dhe kjo situate sipas vleresimit te Rames vjen per shkak te krizes se gjithanshme. Gjate fjales se tij kryetari i PS-se u ndal jo vetem ne krizen politike por dhe ne ate ekonomike e sociale duke mos harruar te shigjetoje ashper qeverine Berisha. Ne gjykimin e Rames asnje nga premtimet e bujshme te deklaruara nga kryeministri Berisha nuk jane mbajtur. Qeveria nuk e mbajti fjalen per rritjen e punesimit ndersa aktualisht statistikat faktojne se rezultojne 1 milion te papune - vuri ne dukje Rama gjate fjales se tij perpara anetareve dhe mbeshtetesve te Partise Socialiste ne kete qytet. Po keshtu sipas tij bujqesia ka ngecur ne vend nderkohe qe biznesi ndeshet cdo dite me veshtiresi te ndryshme. Gjithashtu gjate fjales se tij kreu socialist u ndal edhe ne situaten aktuale politike ku nenvizoi faktin se opozita kerkon nje qeveri bashkepunuese ne te mire te qytetareve. Njekohesisht nuk mund te mungonte ne ligjeraten e tij edhe akuza permanente per afera korruptive e ardhur nga kampi opozitar ne adrese te shumices qeverisese. Per kete arsye Rama akuzoi qeverine Berisha se eshte kthyer ne pushtetin qe po grabit cfare mundet ndaj dhe pushteti i Berishes eshte krimbur koke e kembe nga korrupsioni. Madje ne vleresimin e kryetarit te socialisteve korrupsioni dhe rritja e varferise si dhe veshtiresite ekonomike qe po kalon vendi jane pasoje e vjedhjes se votave dhe transparences se munguar te zgjedhjeve. L.Lleshi
Deklarata
Qeveria duhet te jete transparente me publikun por nje gje e tille nuk e karakterizon qeverine aktuale u shpreh kryetari i PS-se Edi Rama gjate takimit te tij me socialiste te Elbasanit. Ne te njejten kohe duke iu referuar pikerisht vendimeve nga ekzekutivi si dhe ndryshimeve te fundit ne te kreu socialist vuri ne dukje se pasojat e vjedhjes se votave do ndjehen pasi pushteti po grabit cdo gje duke mos pasur askend qe ta ndaloje. Per kete arsye Rama ritheksoi dhe njehere tjeter qendrimin e partise qe ai drejton per te larguar kete qeveri.