E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat hiqen perfundimisht me 15 dhjetor

Gazeta boshnjake Nezavisne Novine shkruan se procesi i heqjes se vizave do te marre fund me 14 dhjetor.

Ajo citon nje zyrtar te larte te Bashkimit Evropian i cili ka theksuar gjithashtu se dy vendet duhet te ndermarrin masa per te evituar valen eventuale te azilkerkuesve.

Ne rast se Keshilli i BE-se do te miratoje vendimin me 8 nentor sipas Marreveshjes se Lisbones ky vendim duhet te vertetohet nga Keshilli dhe Parlamenti Evropian qe pritet te ndodhe deri me 24 nentor. Vendimi me pas publikohet ne gazeten zyrtare me 14 dhjetor dhe ne fuqi hyn menjehere diten e neserme ka bere te ditur zyrtari i larte evropian.

Ne jemi te bindur se keto dy vende kane ndermarre te gjitha masat qe mos te ndodhe fluksi i azilkerkuesve dhe kjo na shton besimin se jemi ne rruge te duhur ka shtuar ai.

2010-10-31 1105

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›