E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat kosovaret nxitojne te perfitojne

Ndonese nuk ka qene e njohur deri me tani ceshtja e marrjes se nenshtetesise shqiptare nga shtetas te Kosoves ka kohe qe eshte shtruar per diskutim nga politikanet e institucioneve te Kosoves dhe te Shqiperise.

Nje nga momentet eshte hapja per qarkullim e krahut te dyte te tunelit te Kalimashit.

Ish-deputeti i Kuvendit te Kosoves Nait Hasani shpjegon se gjate nje dreke pas perurimit te tunelit ka kerkuar nga ministri i Brendshem Lulzim Basha te ndryshohet ligji per shtetesine dhe te futen amendamente te cilat garantojne nenshtetesine shqiptare pa kriteret aktuale per te gjithe shqiptareve qe jetojne jashte kufijve te Shqiperise.

Ata jane pajtuar qe ta bejne kete por jane pajtuar qe kjo te shkoje si proces dhe jo ne menyre te menjehershme. Besoj qe sipas fjaleve dhe deklarimeve edhe te ministrit te Shqiperise por edhe te kuvendit te Kosoves kjo do te jete nje proces qe do te perfundoje ne pranvere deklaron Hasani.

Por zevendeskryeministri i Kosoves ne largim Hajredin Kuci ka nje pergjigje tjeter per kete ceshtje.

Une i ftoj qytetaret e Kosoves qe te mos ngarendin pas kesaj duke pasur parasysh qe ne do te jemi shpejt ne kete rrugetim dhe do te marrim identitetin tone edhe permes pasaportes. Natyrisht se shteti shqiptar eshte i pavarur dhe mund te vendose vete per procedura e dhenies se nenshtetesise shprehet Kuci.

Ambasada e Shqiperise ne Prishtine nuk ka bere publike shifren e shqiptareve te interesuar per nenshtetesi shqiptare por ka thene se numri eshte rritur dukshem pas vendimit te levizjes pa viza per Shqiperise ne zonen Shengen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›