Vizat me BE-në, Spanja kërkon rikthim për vendet e Ballkanit Perëndimor
Bruksel- Deputeti spanjoll Augistun Dias de Mera i ka kërkuar Komisionit Evropian rikthimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Siç vetë Mera pretendon, ka deklaruar se ai në rolin e negociatorit të Parlamentit Evropian, ka arritur marrëveshje me shtetet anëtare për pezullimin e përkohshëm të vizave.
Pritet që përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, javën e ardhshme, ta vënë në rend dite çështjen e rikthimit të vizave për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Vetëm pak kohë më parë, KE-ja është shprehur e shqetësuar për rritjen e azilantëve nga Ballkani. Sipas të dhënave të Komisionit Evropian numri i azilkërkuesve në vitin 2012, ka shënuar rritje rreth 50%, krahasuar me vitin 2011 ku numrin më të madh e zënë azilkërkuesit shqiptarë dhe rom”.