Mbyllet dosja e vrasjes së komisar Skurës, kërkohet dënimi i 19-vjeçarit
Tiranë- Organi i akuzës ka mbyllur dosjen e hetimit për vrasjen e komisar Musa Skurës në krye të detyrës 13 janarin e këtij viti, duke kërkuar dënimin e autorit të dyshuar. Fitim Alla.
Ngajra e rëndë ndodhi mbrëmjen e 13 janarit në rrugën nacionale Burrel-Klos në afërsi të fshatit Suç të rrethit të Matit gjatë një operacioni policor për kapjen e anëtarëve të një bande që trafikonte armë.
Shefi i Krimeve të Policisë së Matit, Musa Skura u plagos me një plumb në gjoks dhe 2 të tjerë në trup, ku si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë në një spital në Itali.
Pas vdekjes, për Musa Skurën, babain e 3 fëmijëve, u akordua titulli Dëshmor i Atdheut.
Ngjarja e 13 janarit përfshiu tre të rinj, 19-vjeçarin Fitim Alla dhe 18-vjeçarin Vilson Milkurti. Ndërkohë, në afërsi të vendit të ngjarjes është kapur edhe Edison Lleshi, 18 vjeç dhe një 15-vjeçar me inicialet A.LL.
Pas ngjarjes, Alla e ka pranuar autorësinë dhe ka shprehur pendim për aktin e vrasjes, ndërsa Lleshin dhe Milkurtin organi i akuzës do ti hetojë trafik armësh, për bashkëpunim në ngjarje dhe armëmbajtje dhe prodhim të municioneve pa leje.