E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat nis numerimi mbrapsht

Shqiperia pritet te marre miratimin perfundimtar per heqjen e vizave me Bashkimin Europian ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave te Brendshem.

Ky vendim pritet qe te hyje ne fuqi ne mes te dhjetorit prej nga do te nise edhe levizja e lire e shqiptareve.

Mbledhja e ministrave te Brendshem nisi me vone nga parashikimi dhe pritet qe pas pak minutash te jepet edhe njoftimi i shumepritur per qytetaret e Shqiperise por edhe per ata te Bosnjes.

Ministrat e Brendshem te vendeve anetare te Bashkimit Europian pritet te votojne sot ne shumice pro heqjes se vizave me Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen.

Pas ketij vendimi i cili do te duhet te botohet me se pari ne Fletoren Zyrtare te Bashkimit Europian dhe publikimi i saj hap mundesine e levizjes se lire te shqiptareve ne Europe. Megjithate vendet e Bashkimit Europian te cilat bejne pjese ne zonen Shengen kane marre siguri nga Komisioni Europian se Brukseli do te vazhdoje te monitoroje nga afer situaten ne keto vende qe perfitojne nga heqja e vizave.

Liria me vizat do te jete per 3 muaj me pas per shtetasit qe shkelin rregullat do te kete penalizime. Levizja do te jete per cdo shtet te zones Shengen pervec Britanise dhe Irlandes. Komisioni i BE-se i ka kerkuar Tiranes zyrtare dhe Sarajeves zyrtare tua bejne te qarte qytetareve te tyre se udhetimi pa viza nuk eshte nje bilete per azil ose qendrim ne BE pas problemeve qe u perball Europa me azilkerkuesit e Maqedonise vitin e kaluar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›