Vizat për Shqipërinë, ESI: BE po vepron ngadalë për vlerësimin e kritereve

Komisioni Evropian është kritikuar se po vepron shumë ngadalë në vlerësimin e kritereve për të lejuar Shqipërinë që të ketë regjim pa viza me vendet e Shengenit brenda këtij viti.
Organizata studimore, Nisma Evropiane e Stabilitetit (ESI), thotë në një reagim të saj pasi misionet vlerësuese të Komisionit kanë përfunduar këto ditë vlerësimin e kritereve nga Shqipëria, se kalendari i Komisionit "sugjeron se kur është fjala për çështje 'urgjente' aplikohen standarde të dyfishta për vende të caktuara në Ballkan".
"Nuk ka asjë arsye të qënësishme për vonesë, përveçse mungesë vullneti politik," thotë një njoftim i ESI-t. Drejtoresha e projektit të vizave Shengen në ESI, Alexandra Stiglmayer, thotë në një intervistë për BBC-në se, nëse Komisioni do ta përshpjetonte punën e tij, do të mundej që të bënte rekomandimin për Shqipërinë në kohë për t'u aprovuar nga Parlamenti Evropian para verës së ardhshme.