PS: Berisha te pergjigjet

Deputetja Valentina Leskaj deklaroi se opozita pret ende nje pergjigjje publike nga kreu i shumices per nismen ligjore te Partise Socialiste, ne te kundert do te kete protesta popullore.
“Partia Socialiste ka pritur keto dite nje pergjigje serioze per oferten e bere javen e shkuar ne parlament, oferte qe i kontribuon zgjidhjes se krizes, po deri sot nuk ka patur nje te tille. Menyra e sjelljes ne seancen e Parlamentit nga drejtuesit me te larte te PD, reagimi i Kryeministrit dhe refuzimi i tij, per te dhene nje pergjigje qe do ta fuste krizen ne rrugen e zgjidhjes, jane prova e qarte e mungeses se vullnetit politik per nje hetim te plote e te pakushtezuar te zgjedhjeve te Qershorit. Sot Kryeministri u fsheh perseri pas gjykatave per te justifikuar mungesen e vullnetit politik per zgjidhjen e krizes. Me qendrimin refraktar e shperfilles ndaj ofertes vullnetmire, serioze e ligjore te PS, me perpjekjen e sforcuar, per ta futur nismen ne rutinen e kalendarit te parlamentit, kryeministri ka kontribuar ne radikalizimin e situates”, u shpreh Leskaj.