Vizat per shqiptaret duhet te hiqen - megjithe drojen per punesim ne BE

Pyetje Parlamenti Evropian do te debatoje sot 06.10. per heqjen e detyrimit per vize per shqiptaret dhe boshnjaket. Komisioni kompetent e ka dhene miratimin e tij pas votimit duhet te jape aprovimin e tij edhe Keshilli i Ministrave te BE. Po edhe aty nuk priten rezerva te medha. A na kercenon se shpejti nje dyndje masive forcash pune nga Shqiperia dhe Bosnja Zonja Lunacek kur do te hiqen vizat per boshnjaket dhe shqiptaret
Lunacek Une shpresoj qe kjo te ndodhe para fundit te ketij viti. Ne Parlamentin Evropian do te kete nje mbeshtetje te gjere per faktin qe me ne fund edhe njerezit ne Bosnje dhe Shqiperi te gezojne lirine e levizjes ne BE. Ne presim e edhe shpresojme se kjo do te ndodhe ne fillim te nentorit me e vonta ne kuader te Keshillit te ministrave te Brendshem. Ketu duhet te kembengulin ka disa vende para se gjithash ministrite e brendshme te tyre qe nuk jane shume dakord me kete megjithese Bosnja dhe Shqiperia i kane plotesuar me te vertete te gjitha ato qe ka kerkuar Komisioni prej tyre.
A do te rikthehen vertet ne atdhe shqiptaret
Pyetje A besoni me te vertete se shqiptaret dhe boshnjaket do te vizitojne parqet e Vjenes dhe Porten e Brandenburgut dhe pastaj do te kthehen vertet ne shtepi
Lunacek Disa prej tyre po Do te kete edhe prej tyre qe do te kerkojne te lidhin miqesi ndoshta do te duan qe te udhetojne here pas here. Shume prej tyre i kane qe tani kontaktet.
Pyetje Mundesite per pune nuk luajne ketu asnje rol 30 perqind papunesi vleresohet se ka ne Shqiperi ne Bosnje kjo shifer mendohet se eshte edhe me e larte.
Lunacek Ndoshta do te kete disa qe do te perpiqen te gjejne nje vend pune qe do te perpiqen te qendrojne ketu. Per kete prej qeverive ne Bosnje-Hercegovine dhe ne Shqiperi kerkohet qe tu thone shume qarte njerezve te tyre se ketu behet fjale vetem per udhetim ketu nuk kemi te bejme me leje qendrimi. Po te doni te punoni vertet ne BE per kete ka nje proces tjeter kjo nuk arrihet me heqjen e vizave.Bildunterschrift Parlamenti Evropian debaton per Shqiperine
Kryeministri i Shqiperise i cili ishte para pak kohesh ne Parlamentin Evropian na prezantoi edhe disa nga programet se cfare po bejne ata ne medie per ta parandaluar kete. Do te kete disa qe do te perpiqen te mos kthehen por kjo ndodh edhe ne vende te tjera per kete shkak atyre nuk mund tu refuzohet heqja e vizave.
Presion masiv qe kosovaret te levizin pa viza
Pyetje Zonja Lunacek po me Kosoven si eshte puna
Lunacek Kjo eshte ceshtja tjeter per te cilen duhet te diskutohet pa humbur kohe sic e dini une jam edhe raportuese per Kosoven. Me 8 korrik ne rezoluten per rrugen ne BE per Kosoven une dhe i gjithe Parlamenti Evropian e beri te qarte se tani Komisioni duhet te percaktoje edhe per Kosoven udherrefyesin Roadmap pra si te thuash hapat e pare per heqjen e vizave. Ministrat dhe ministret kosovare me japin siguri cdo here qe i kontaktoj per ate qe kane bere ne kete drejtim. Nje regjister i gjendjes civile tani po ndertohet ne nje menyre te tille qe te mund te sqarohet me te vertete identiteti i nje personi. Ata po perpiqen te pergatisin te gjitha kushtet teknike per pasaportat biometrike. Dhe ne aspektin politik eshte me te vertete e rendesishme qe ketu te nise procesi. Do te zgjase me siguri nje periudhe kohe deri sa te pergatiten te gjitha aspektet teknike.
Kjo te shkakton dhimbje Kjo u shkakton dhimbje edhe shume kosovareve dhe kosovareve sa e veshtire eshte per ta qe te udhetojne thuajse eshte e pamundur. Nga ana ime ketu ka nje presion masiv ne drejtim te Komisionit dhe te Keshillit per te bere hapa perpara. Nuk shkon qe dy milione vete dhe nje pjese e madhe e tyre shume te rinj te ndihen te bllokuar ne nje shtet i cili eshte shteti me i ri i Evropes dhe qe te udhetojne vetem me veshtiresi shume te medha ne shtetet e tjera edhe ne shtetet fqinje. Ketu ka nevoje edhe pa liberalizimin e vizave te behen lehtesime p.sh. per studentet per te rinjte qe duan te kembehen me kolege ne profesion ose gjera te ngjashme. Ketu BE duhet te beje shume me teper dhe ne ne Parlamentin Evropian e kerkojme kete.
Autor Gerwald HerterDLF/Auron Dodi
Redaktoi Ina Verbica