E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstremizmi islamik 12 te prangosur ne France

Policia franceze ka ndaluar 12 persona ne jugperendim te vendit te dyshuar per lidhje me ekstremizmin islamik.

Nente prej tyre u arrestuan ne qytetet Marseje dhe Avinjon te dyshuar per trafikim armesh dhe eksplozivesh.

Gjate operacionit sipas BBC u konfiskuan arme dhe municione.Ndersa tre personat e tjere u arrestuan gjate nje operacioni kunder nje rrjeti qe pretendohet se siguronte dokumente false per xhihadistet qe ktheheshin nga Afganistani.

Policia nuk ka thene nese arrestimet jane te lidhura me paralajmerimet per shtim te kercenimeve per terror ne pjese te Evropes.

Nderkaq kane dale njoftime qe sugjerojne se sulmet amerikane pa pilot ne veriperendim te Pakistanit kane qene pjese e perpjekjeve te SHBA-se per te penguar planet njoftuara te Al Kaedes per te sulmuar Evropen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›