E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, sot vendimi i Kolegjit të Komisionerëve

Heqja e vizave për qytetarët shqiptarë tashmë duket se është e afert. Sot pritet që Kolegji i Komisionerëve të miratojë propozimin e Komisionit Europian për amendimin e rregullores së BE për regjimin e vizave për dy vende për Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën. Propozimi i Komisionit Europian pritet të jetë pozitiv për qytetarët shqiptarë edhe për ata boshnjakë, ndërkohë që tashmë dihen kriteret të cilat Shqipëria dhe Bosnja ende nuk i kanë plotësuar plotësisht. Ndërkaq çështja e vizave do të jetë edhe në axhendën e ministrave të brendshëm të BE takimi i të cilëve do të zhvillohet në datat 3-4 qershor .
Kështu levizja pa viza e qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen tashmë ka nevojë për votën e Parlamentit Europian dhe për miratimin e Këshillit të Ministrave.
Burime pranë qeverisë konfirmojne se pritshmëria më e madhe për vendimin përfundimtar për heqjen e vizave pritet të vije në vjeshtë, kjo edhe për shkak të axhendës së Brukselit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›