E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, thjeshtohen procedurat e aplikimit

Duke nisur nga dita e sotme edhe shqiptaret, do ta kene shume me te lehte per te marre nje vize Shengen. Sipas Kodit tw ri tw Bashkimit Evropian, nga dita e sotme edhe shqiptaret nuk do te kalojne me procedura te gjata per aplikimin e marrjes se nje vize per 25 vendet e Bashkimit Evropian. Sipas kodit te ri te BE-se, procedura per marrjen e nje vize eshte me e thjeshte dhe vendimi do te jepet per nje periudhe me te shkurter kohore. Me konkretisht formulari per aplikimin per vize, do te jete me i shkurter se aktualisht dhe sigurisht me i thjeshte per tu plotesuar nga shtetasit shqiptare. Ndonese pagesa per aplikimin prej 60 eurosh nuk ndryshon, zbritje eshte bere per femijet nga mosha 6-12 vjec qe ne te ardhmen do te paguajne vetem 35 euro. Nese deri me sot aplikuesit per nje vize Shengen, presin deri ne dy muaj perpara se te kene mundesine e paraqitjes se kerkeses per tu pajisur me vize, tashme brenda 15 ditesh, ambasada e nje vendi shenjen, duhet te jape date per aplikantin. Menjehere pas dorezimit te formularit per aplikimin per vize, vendimi do te merret brenda dy javeve, nese viza i mundesohet apo jo. Zyrtaret evropiane sqarojne se procesi i vizave tani do te jete me i orientuar ndaj nevojave te klienteve. Nese kandidati per vize refuzohet vendimi duhet argumentuar. Nderkohe qe nga prilli 2011 nese viza refuzohet, cdo aplikant do te kete mundesi te ndjeke rruge juridike ne te gjitha vendet Shengen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›