Papa Benedikti XVI uron në shqip: Për shumë vjet Pashkët Papa Benedikti XVI

Papa Benedikti XVI bëri thirrje në mesazhin e tij për Pashkët për paqe dhe harmoni në botë. “I gjithë njerëzimi duhet të kapërcejë “kulturën e vdekjes” që po përhapet, për të ndërtuar një të ardhme në dashuri dhe vërtetësi, në të cilën çdo jetë njerëzore të respektohet dhe të pranohet”, kërkoi Benedikti. Në Sheshin e Shën Pjetrit, të zbukuruar në mënyrë solemne u mblodhën megjithë shiun e dendur dhjetëra mijëra vetë. Në fund të Meshës së Pashkëve, Papa shqiptoi në gjithsej 65 gjuhë bekimin tradicional. “Për shumë vjet Pashkët”, ishte mesazhi i Atit të Shenjtë në shqip.