Vizat,KE:Shqipëria e Bosnja, mundet në dhjetor

Qytetarët Shqiptarë dhe ata Boshnjakë ka gjasa të mos përfitojnë nga liberalizmi i vizave para verës së këtij viti. Burime nga Parlamenti Europian të bëra publike nga faqja online European Voice.com, citon eurodeputetin slloven, Jelko Kacin të jetë shprehur për këtë çështje. Sipas tij propozimi nga Komisioni Evropian për të hequr vizat për qytetarët e këtyre dy vendeve ka të ngjarë të jetë në axhendën e Parlamentit Evropian në shtator dhe se ajo mund të hyjë në fuqi në muajin dhjetor, fiks një vit pasi një praktikë e tillë u ndoq edhe për qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.
Vendet anëtare të BE-së pritet të japin një vendim për këtë çështje në takimim me krerët e Ballkanit Perëndimor në Sarajevë, më 2 qershor.
Sipas rregullave të traktatit të Lisbonës, vendimet për të hequr të rregullave të vizave duhet të jenë produkt i rënies dakort prej deputetëve të vendeve anëtare të BE. Të martën pasdite në 27 prill Komiteti për të Drejtat civile, drejtesinë dhe çështjet e familjes i Parlamentit Europian do të mblidhet për të dhënë vlerësimin e saj se sa është e gatshme Shqipëria dhe Bosnja për liberalizimin e vizave.