E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama:Protesta në 30 prill, jo e dhunshme

Strategjia e opozitës për të zgjidhur problemet e demokracisë në vend, transparencës zgjedhore , krizës ekonomike do të jetë paqësore qoftë duke iu referuar protestave, qoftë duke iu referuar mosbindjes civile. Pas debateve politike që ka hapur artikulimi i mosbindjes civile nga PS, kryesocialisti Edi Rama, në një bashkëbisedim me gazetarët ka specifikuar se mosbindja civile nuk nënkupton marrje të pushtetit me dhunë.
Ndërkaq lideri i opozitës, Edi Rama nuk ka lënë jashtë vëmendjes as listën me emrat që presidenti Topi iu fali dënimin ose një pjese të tij një ditë më parë; duke pranuar se PS do të shohë me vëmendje këtë listë për të parë nëse personat që iu është falur dënimi kanë lidhje me manipulimet zgjedhore të denocnuara më parë nga opozita.
Në bashkëbisedimin e tij me gazetarët, Edi Rama duke argumentuar veprimet e opozitës në muajt e fundit është mbështetur edhe tek raporti i një shoqate jofitimprurese në Madrid, "FRIDE" e cila në një analizë për zgjedhjet nënvizon se e gjithë Shqipëria dështoi në arritjen e standardeve që kërkohen nga një vend anëtar i NATO-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›