E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizioni i FRD-se per gruan

Kryetari i FRD BamirTopi zhvilloi pasditen e së premtes një takim me gra dhe vajza të Tiranës, mbështetëse të kësaj force politike.

Në këtë takim, zoti Topi theksoi se FRD në 23 qershor do të dëshmojë edhe kontributin e jashtëzakonshëm të grave në këtë forcë të re politike. Vizioni i FRD, tha ai, është i qartë: Ndarje ekuivalente e pjesëmarrjes së burrave dhe grave në qeverisje ashtu siç e ka dhënë vetë Zoti”. Kryetari i FRD-së kundërshtoi gjobën për mospjesmarrjen e grave të pranuara nga dy partitë e vjetra duke e konsideruar si nismë diskriminuese Zgjedhjet 2013KQZ mblidhet me 4 anëtarëBerisha: Zgjedhjet nuk do shtyhen PS, marrëveshje me aleatët ndaj gjinisë femërore. Duke e konsideruar FRD-në si forca e vetme me fizionomine e qëndrës së djathtë, Bamir Topi tha se kjo forcë e bën politikën për shtetin, pa menduar për pushtetin. Topi përshëndeti gjithashtu marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në prani të Baroneshës Ashton. Kryetari i FRD vlerësoi se kjo marrëveshje sjell shtetin më të ri, Kosovën më afër BE-së dhe me një axhendë të re ndërkombëtare për njohjen e saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›