E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vizita dy-ditore në Kosovë/ Presidenti Begaj mbërrin në Prishtinë, pritet me ceremoni nga Vjosa Osmani

Presidenti Bajram Begaj ka mbërritur në Prishtinë, ku është pritur në një ceremoni nga homologia e Kosovës, Vjosa Osmani. Pas këndimit të himneve dhe përshëndetjes me delegacionet përkatëse, Begaj dhe Osmani janë futur në Presidencë për të zhvilluar takimin “tetë a tetë”. 

Më pas dy presidentët do të kryejnë nderime para memorialit për Personat e Zhdukur, dhe më pas do të japin një deklaratë të përbashkët për shtyp. Kjo është vizita e parë zyrtare e Presidentit Begaj në Kosovë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›