E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizita e Clinton ne Tirane perfundon pa asnje incident

“Në emër të gjithë stafit ju falenderoj të gjithë juve që u treguar heronj sot”. Ky falënderim për të gjitha forcat policore ka qenë dhe komunikimi i fundit në orën 14:27 në radio për masat e marrë për sigurimin dhe mbarëvajtjen e vizitës së sekretares amerikane të shtetit, Hilari Clinton, në Tiranë, duke nxjerrë një situatë normale të gjitha shërbimet dhe akset e bllokuara për shkak të axhendës së takimeve, në kryeqytet në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar.  Vizita përfundoi përfundon pa incidentin më të vogël, ndërsa për mbi 1500 efektivët e policisë me uniformë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, RENEA-t, FNSH-të dhe efektivë të tjerë të ardhur nga Drejtoritë e Policive të Qarqeve të tjera, nisi më herët se ora 10:30 kur avioni I departamentit amerikan të shtetit, u ul në aeroportin Nënë Tereza në Rinas.  Prej orës 22:00 të së mërkurës pavarësisht motit me reshje të dendura shërbimet e policisë rrugore dhe ato të rendit të Tiranës, nisën të largonin me karroatreca të gjitha mjetet e parkuara në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe në rrugët ku do të kryhej lëvizja e eskortës së Clintonit.  Më herët, në orët e paradites së të mërkurës në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ishte zhvilluar një mbledhje për planin e masave ku merrnin pjesë edhe ekspertë amerikanë të sigurisë së sekretares Clinton.  Ndërsa pasdite në një tjetër mbledhje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ishin ndarë detyrat. Në orën 6:00 të së enjtes, rreth 500 forca shtesë nga policitë e qarqeve u janë bashkuar shërbimeve të policisë së Tiranës. Është siguruar kalimi nga Rinasi deri në pallatin e Kongreseve dhe rrugët e brendshme që e lidhnin me Kryeministrinë, Parlamentin, hotelin “Sheraton”, ambasadën dhe rezidencën amerikane në Tiranë.  Bllokimet e rrugëve që nisën në orën 10:30 dhe që zgjatën deri në orën 14:30, u mirëkuptuan edhe nga qytetarët duke mos krijuar asnjë incident për policinë.  Masat e sigurisë treguan edhe njëherë performancën e policisë në garantimin e një axhende të tillë, pas suksesit që kishin patur këto masa edhe gjatë vizitës së Presidentit Amerikan në Shqipëri në vitin 2007, atë kohë Xhorxh W Bush Avioni i sekretares amerikane Hillari Klinton u ul në aeroportin e Rinasit në orën 10:35. Klinton u prit në aeroport nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë Aleksandër Arvizu dhe ministri i jashtëm shqiptar Edmond Panariti.
Nga Rinasi sekretarja amerikane u nis drejt Tiranës për në Pallatin e Brigadave, ku  takimin e parë e zhvilloi me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Më pas  takimi i radhës me kryeministrin, Sali Berisha në ambientet e Kryeministrisë.
Pas takimit me shefin e qeverisë Klinton mbajti një fjalim në Parlament. Sekretarja amerikane takimt edhe me kreun e opozitës Edi Rama.

Masat e sigurisë që ishin parashikuar nga policia    Policia e Kryeqytetit, ka planifikuar dhe ndërmarrë një sërë masash për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës së delegacionit të Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zj. Hillary Clinton, e cila do të vizitojë Shqipërinë gjatë ditës së nesërme.   Në këtë kuadër janë planifikuar dhe disa masa kufizuese në drejtim të lëvizjes dhe parkimit të automjeteve në disa akse rrugore, përkatësisht:   1.      Nga ora 22.00’ e datës 31.10.2012 deri në orën 17.00’ të datës 01.11.2012 do të ndalohet parkimi dhe ndalimi i automjeteve në këto akse rrugore. -          Rinas – Qafë Kashar; -          Qafë Kashar- Rreth Rrotullimi i Doganës; -          Rreth Rrotullimi i Doganës-Unaza e Re-Pallati me Shigjeta; -          Pallati me Shigjeta-Bulevardi Barjam Curri-Ura e Lanës tek Hotel Dajti; -          Ura e Lanës tek Hotel Dajti-ETC- Rruga e Elbasanit; -          Rruga e Elbasanit-Pallati i Brigadave; -          Rruga Ismail Qemali-Bulevardi Dëshmorët e Kombit deri tek Hotel Sheraton; -          Bulevardi Dëshmorët e Kombit – Bulevardi Xhorxh Bush; -          Bulevardi Zhan Dark deri tek Pallati me Shigjeta.   2.      Nga ora 10.00’ të datës 01.11.2012 deri në orën 17.00’ të kësaj date do të këtë ndalim të qarkullimit të automjeteve në akset rrugore të mëposhtme: -          Rinas – Qafë Kashar; -          Qafë Kashar- Rreth Rrotullimi i Doganës; -          Rreth Rrotullimi i Doganës-Unaza e Re-Pallati me Shigjeta; -          Pallati me Shigjeta-Bulevardi Barjam Curri-Ura e Lanës tek Hotel Dajti; -          Ura e Lanës tek Hotel Dajti-ETC- Rruga e Elbasanit; -          Rruga e Elbasanit-Pallati i Brigadave; -          Rruga Ismail Qemali-Bulevardi Dëshmorët e Kombit deri tek Hotel Sheraton; -          Bulevardi Dëshmoret e Kombit – Bulevardi Xhorxh Bush; -          Bulevardi Zhan Dark deri tek Pallati me Shigjeta.   3.      Nga ora 10.00’ deri në orën 17.00’ të datës 01.11.2012 do të këtë kufizime të ndalimit si dhe të parkimit të automjeteve në akset rrugore: -          Bulevardi Dëshmorët e Kombit-Sheshi Skënderbej; -          Rruga e Durrësit deri tek Rreth Rrotullimi i Doganës.   Policia e Kryeqytetit, shpreh besimin në mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre kufizimeve të domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës shumë të rëndësishme të Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›