E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hillari Klinton takim me kreun e opozites Edi Rama

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton është takuar edhe kryetarin e opozitës Edi Rama në ambientet e hotel Sheraton.
Ky ishte takimi i fundit që diplomatja amerikane kishte planifikuar në axhendën e vizitës së saj në Shqipëri.

Gjatë takimit janë shkëmbyer falenderime për mbështetjen dhe marrëdhënien shumë të mirë që kanë dy vendet.

Sekretarja amerikane e shtetit ka përcjellë mesazhet e bashkëpunimit politik që duhet të mbizotërojë në vend për integrimin e Shqipërisë dhe në të mirë të vetë shtetasve shqiptarë.
Ky shënonte dhe takimin e fundit që kryediplomatja amerikane zhvilloi në vizitën e saj të parë në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›