E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vizita e kryeministrit në Hagë, Grenell: Rama ka të drejtë! Jack Smith, një turp

I dërguari i posaçëm i Presidentit Amerikan Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell për mes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me vizitën e kryeministri Edi Rama në Hagë. 

Grenell shkruan se Rama ka të drejtë dhe se ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi po bëhet një padrejtësi. Sipas tij Jack Smith është një turp teksa shprehet se Rama ka të drejtë. 

“Aleati i NATO-s dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e hedh poshtë çështjen ligjore Jack Smith kundër ish-Presidentit Thaçi në Hagë – dhe i turpëron evropianët që lejojnë që padrejtësia të vazhdojë. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”, shkruan ai. 

Rama udhëtoi të enjten drejt Hagës ku takoi ish-presidentin Hashim Thaçi i cili prej 5 vjetësh qëndron në qeli bashkë me ish-krerë të tjerë të UCK nën akuzë për krime lufte. 

Në një postim në rrjetet sociale të cilin e shoqëron me një foto ku shihet duke dalë nga Gjykata e Hagës, Rama e cilëson një godinë ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare me Hashim Thaçin. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›