Vizita e shumëkritikuar e Metës në Beograd...Nga "Faktori Plus" Meta: Njohim minoritetin serb. Serbet nuk kane humbur rastin qe edhe pas 7 projekt-marreveshjeve te ofruara nga qeveria shqiptare, te ngrene nje tjeter pretendim megjithes
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Vizita e shumëkritikuar e Metës në Beograd...Nga "Faktori Plus"Meta: Njohim minoritetin serb.
Serbet nuk kane humbur rastin qe edhe pas 7 projekt-marreveshjeve te ofruara nga qeveria shqiptare, te ngrene nje tjeter pretendim megjithese pa baza.
Sipas Beogradit zyrtar, ne shqiperi eksiton nje minoritet serb. Pretendimi i deklaruar nga ministri i jashtem i republikes se serbise vuk jeremic gjate konferences per shtyp me shefin e diplomacise sone ilir meta, shkon me tej, kur deklaron se ky minoritet nuk trajtohet si shqiptaret qe jetojne ne serbi.
Gjendja e minoritetit etnik shqiptar është me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për qeverinë e Serbisë. Edhe gjendja e minoritetit serb në shqipëri është me rëndësi jetike. Prandaj, unë shpresoj që minoriteti etnik serb do të gëzojë të njëjtin status si dhe minoriteti etnik shqiptar këtu në Serbi dhe ne do të bëjmë gjithçka që qytetarët e këtij vendi dhe pakicat të jetojnë në paqe dhe begati”,- tha Vuk Jeremiç.
Ministri i jashtem shqiptar, e shmangu pergjigjen direkte per homologun e vet serb, duke deklaruar se regjistrimi i pritshem i popullsise ne shqiperi do te verifikoje se sa te verteta jane pretendimet serbe.
Por keto tone diplomatike te numrit dy te ekzekutivit shqiptar konfirmojne edhe nje here tezat e hedhura mbi rrezikun e rregjistrimit mbi baza etnike dhe fetare, qe planifikon te kryeje qeveria shqiptare.
“Te gjitha problemet e lidhura me minoritetet e vendeve qe me pare ishin pjese e Republikes Federative Jugosllave, do te trajtohen permes rregjistrimit te popullsise. Ne mbare Ballkanin, kombet tona jane diku shumice dhe diku tjeter minoritet. e vetmja zgjidhje eshte te aplikojme te njejta standarte evropiane per minoritetet”,- tha Ilir Meta.
Ky qendrim i lekundur i shefit te diplomacise shqiptare ne beograd, ka ngjallur reagimin e historiane ne vend. Ata rrezojne pretendimet per ekzistencen e nje minoriteti serb ne shqiperi. Duke iu referuar fakteve historike, diplomati dhe historiani i njohur pellumb xhufi argumenton se ky pretendim me te cilin serbet priten ministrin e jashtem ilir meta, ne ate qe u quajt vizite historike ne beograd, nuk ka ekzistuar as ne kohen e titos, kur marredheniet shqiptaro-serbe ishin ne kulmin e miqesise.
Pellumb xhufi, mendon se qendrimet e ministrit tone te jashtem jane me shume nje paralajmerim per leshime ndaj beogradit. Sipas tij, roli i diplomacise shqiptare ne raport me serbine, po i ngjan paktit te kufirit ujor mes qeverise shqiptare e asaj greke, te rrezuar nga gjykata kushtetuese.
Historiani xhufi thote se serbia duhet ti drejtohet kosoves, kur flet per minoritete, pasi ne shqiperi ato nuk ekzistojne.
Por pavaresisht se historianet shqiptare kane rrezuar tezen e pretenduar nga serbet, ministri i jashtem shqiptar ilir meta, perseriti pasi u kthye ne tirane se qeveria eshte e hapur per nje regjistrim mbi baza etnike.
Nje protokoll bashkepunimi dhe nje marreveshje kunder krimit te organizuar, trafikut te droges dhe terrorizmit ishte produkti konkret i vizites se ministrit meta ne beograd, nje vizite gjate se ciles protokolli serb shmangu cdo mundesi komunikimi me autoriteteve vendase dhe gazetareve shqiptare.
Ndersa ceshtja delikate e kosoves, kaloi vetem neper rreshta ne nje deklarata publike. E ardhmja e perbashket e vendeve te rajonit eshte ne bashkimin eruopian, dhe roli i serbeve e shqiptareve per paqen e stablitetin ne rajon eshte thelbesor. Kjo ishte fjalia e vetme publike qe iu referua ceshtjes me te rendesishme, asaj te kosoves.
Nderkohe meta tha se pavaresisht qendrimeve rreth pavaresise se kosoves, mes shqiperise dhe serbise do te vijoje bashkepunimi.
Ne pergjigje te interesit te medias nderkombetare ministri i jashtem meta shprehu dhe nje here gatishmerine per te hetuar mbi pretendimet e ish-kryeprokurores se hages del ponte, pretendime qe sic tha ai do te dalin te pabazuara, sic ka ndodhur dhe me pare.
Gjate vizites qe kreu ne serbi numri nje i diplomacise shqiptare, u takua edhe me presidentin boris tadic.
Ne mbyllje te vizites zyrtare ne serbi, ministri i jashtem ilir meta, theksoi se tashme ka nisur nje ere e re ne marredheniet mes shqiptareve dhe serbeve.
Gjate vizites ne luginen e presheves, banuar kryesisht nga shqiptare, meta u shoqerua nga ministri serb per administraten publike. Kreu i diplomacise shqiptare shprehu bindjen se qeveria serbe do te beje me shume per te respektuar te drejtat e banoreve te lugines se presheves.
Autoritetet vendore te lugines se, pohuan se marrëdhëniet që shqipëria po ndërton me serbinë, ua shton shpresat banoreve te ketyre rajoneve per nje të ardhme më të mirë.