E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet fluksi i hyrjeve në pikën kufitare të Kakavijës

Policia e Gjirokastrës bën të ditur se në orët e para të mëngjesit është shtuar ndjeshëm numri i hyrjeve në territorin shqiptar. Që pas mesnatës janë regjistruar mbi 4800 shtetas që kanë kaluar pikën doganore të Kakavijës, rreth 900 automjete, 50 prej tyre autobusë.

Deri tani nuk janë shënuar radhë të gjata, ndërsa po punohet me 11 sportele nga pala shqiptare dhe 5 nga pala greke. Ndërkohë 24 orët e mëparshme situata ka qenë disi më e qetë, pasi kanë kaluar rreth 6 mijë shtetas dhe 1200 automjete.

Rritje të hyrjeve pritet të ketë edhe gjatë tre ditëve të fundjavës, duke nisur nga e premtja.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›