E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizitë e çuditshme e Ramës/Një nudist në rrobaqepësi

26-10-2012 / Gazeta 55

Dje Shqipëria pa se Edi Rama s’njeh as din e as iman, por bën politikë edhe me veshjet, mjaft që të përhapë idenë për kolapsin e ekonomisë. Teoritë e tij të çuditshme, që mund të sjellin mbylljen e krejt rrobaqepësive të vendit, panë dje se si një nudist s’do u shërbejë dot as si politikan, e bile as si klient


Sekretari për programin në PS, Ilir Beqja si organizator i takimeve elektorale të kryetarit të opozitës Edi Rama kishte përzgjedhur ditën e djeshme ambiente në veçanta, në minibashkinë nr. 2 në Tiranë, për të diskutuar rreth heqjes së taksave. Në fillim, Edi Rama u gjend brenda një salle bilardoje përballë një çuni të ri që i qahej Ramës për mungesën e klientëve, ndërsa nga e tij Edi Rama i premtoi pronarit të bilardos se kur PS-ja do të vinte në pushtet jo vetëm do t’i hiqte taksat, por dhe do t’i mbushte dingas bilardon. Më pas kreu i Partisë Socialiste hyri papritmazi në një rrobaqepësi ku u interesua për veprimtarinë e rrobaqepësisë, dhe midis shumë pyetjeve me karakter parazitar Rama pyeti sa kushtonte prerja e një kostumi burrash. Fakti që gardëroba e kreut të PS vjen posaçërisht nga firma të njohura të stilistëve të njohur të modës botërore, Brioni, Armani, etj, e ktheu bashkëbisedimin me rrobaqepësin anonim në një debat profesional për cilësinë e materialeve, kostove dhe marketingut. Kuptohet vetiu Edi Rama u gjend në ambiente të njohura për të dhe dukej se ishte një dëgjues i pasionuar i rrobave, megjithatë po aq dukshëm kishte vështirësi në artikulimi kur tentoj të bënte politikë në një rrobaqepësi. Kronika e shpërndarë për mediat dëfteu një Edi Ramë në vështirësi për të propaganduar politikën e tij fiskale, që është një rikthim në kooperativizëm pa taksa. Përmendja e sloganeve me përbërje ekonomike të përgatitura nga sekretari për programin Ilir Beqja detyronte Ramën të dukej një profan në çështje të politikës fiskale të një shteti serioz. Ekonomia nuk është një çështje nudistësh që vishen me terma ekonomik sikur të ishte një rrobaqepësi. Vështirësia e Ramës për të artikuluar faturën e financiare të heqjes së taksave për biznesin e vogël dhe mbushja me taksa për biznesin që punëson më shumë se 10 veta sinjalizon për demagogjinë populiste të trajtimit të një çështje shumë serioze dhe delikate, në kushtet e një ekonomie globale me efekte ndikimi në ekonominë shqiptare. Në çdo vend të Europës është i papërshtatshëm çdo lider që nuk njeh Abc e makroekonomisë dhe e është e papërfytyrueshme një kandidat kryeministër që flet për modë dhe kosto në një rrobaqepësi. Sidoqoftë Edi Rama ka një handikap me të cilën po përpiqet ta shmangë. Ky handikap ka të bëjë me faktin se ai ka qenë administrator i Bashkisë më të madhe të vendit për 11 vjet dhe politika e tij fiskale ka qenë rënduese për bizneset ne Tiranë. Fakti i pamohueshëm që Edi Rama e la bashkinë Tiranë me 81 taksa dhe tatime demonstron për një logjikë hipokrizie premtimi për heqjen e taksave. Kthesat në ekonomi janë të papërshtatshme përderisa ligjet e ekonomisë kërkojnë një ekuilibër në sistemin fiskal të taksimit dhe jo të një regjimi pa taksa siç ishte politika hoxhiste.    

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›