Vizite e ngjeshur - Papa qendron ne disa qytete gjermanolindore

Qyteti lindor gjerman i Erfurtit nuk e kishte perjetuar kete me pare. Qe ne mesnate mijera vete i ishin drejtuar sheshit qendror ku ndodhet edhe katedralja ne pritje te meshes se papes te shtunen paradite. Ipeshkvi i Erfurtit Joachim Wanke beri fjale per nje ngjarje te mijevjecarit te landeve te reja gjermane pas bashkimit.
28.000 vete ishin mbledhur kur Papa Benedikti filloi meshen ne katedrale. Thirrjet Benedetto dhe Viva il Papa ishin shpeshhere te pranishme. Mot i shkelqyer per nje meshe te tille te rendesishme. Papa kaloi me makinen e vet te bardhe sheshin e katedrales. Ne fjalen e tij ai vleresoi besnikerine fetare te shume katolikeve ne kohen e diktatures.
Bildunterschrift Sherbestare ne meshe Te dashur vellezer dhe motra ketu ne Tyringen dhe ne ish-Republiken Demokratike Gjermane ju keni perjetuar nje diktature naziste dhe ate te kuqe qe per besimi katolik ishte si nje shi me acid.
Pasojat nuk kane kaluar
Ata i rezistuan ideologjise komuniste. Shume katolike kane pranuar disavantazhe vetem per te jetuar besimin e tyre tha Papa. Dy diktatura e kane goditur besimin kujtoi ai ajo naziste dhe komuniste dhe me pasojat e tyre ende perballen komuniteti i ketushem.
Bildunterschrift Papa mban meshen
Nderkohe nje incident ne kuader te kesaj meshe nuk shkaktoi shume irritim. Nje person qelloi me arme nje grua nga personeli i sigurise. Gruaja u plagos lehte nderkohe qe autori u arrestua. Por incidenti u mbyll shpejt pa pasoja te tjera.
Te shtunen Papa vazhdon viziten ne Fraiburg. Ne Tybingen Papa ka qene pedagog i teologjise. Me deshiren e tij papa Benedikti takohet edhe me ish-kancelarin Helmut Kohl nderkohe qe te dielen me nje meshe te shenjte ne hapesiren e aeroportit ku priten 100.000 vete Papa permbyll udhetimin e tij ne Gjermani.
Autor dpa/Arapi
Redaktoi Aida Cama