Vizitorë në muzeun “Gjon Mili” Në Korçë, interes për t’u njohur me veprimtarinë e fotografit me famë botërore

Turistë nga vende të ndryshme të botës janë ndalur tek Muzeu Gjon Mili në Korçë, duke u njohur me fotografin korçar që ka mbushur kopertinat e revistave botërore me teknikën e tij unike të fotografimit me dritë.
Vizitorët shprehen të mahnitur nga pasuria që ka ky muze, duke qenë se krahas fotografive, në të ekspozohen edhe thënie të tij apo të njerëzve të tjerë, që janë shprehur për të, si dhe ekspozitorë me elemente nga jeta e tij apo e kohës që jetoi.
Në këtë muze, ekspozohen 240 fotografi të mjeshtrit botëror të fotografisë me origjinë shqiptare, Gjon Mili.
/rtsh.al/