Ndalohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur, dyshohet se po përdoret në qumësht

PRISHTINË, 10 maj/ATSH/ Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja ka pezulluar përdorimin e vajit të palmës dhe qumështit pluhur, pasi dyshohet se po përdoret gjatë përdorimit të qumështit.
Fermerët në Drenas, Skenderaj dhe Lipjan në shenjë pakënaqësie të çmimit, dje kanë derdhur qumështin në lumë.
Ndërkohë, ministri në detyrë Armend Muja në një konferencë për media tha se ai është njoftuat nga shoqatat për presionin që kanë për shkak të importit.
Muja fajësoi fermerët e Kosovës se kanë tendencë që përbërjen yndyrore dhe shtazore ta zëvendësojnë me yndyrën bimore, vaj palme dhe qumësht pluhur.
Për këtë, ai tha se kanë ndërmarrë kontrolle në kufi dhe kontrolle në tregun e brendshëm.
Bazuar në këtë situatë, Muja bëri të ditur se qëllimi i këtyre masave është ndërtimi i një sistemi të sigurt për ushqimin e qytetarëve të Kosovës.
Ndërkohë, tregoi se ka urdhëruar përdorimin e vajti të pallmës dhe qumështit pluhur.
Në fund, Muja paralajmëroi që të gjitha institucionet dhe organizatat biznesore që merren me përpunimin e qumështit, do t’u kërkohet të riaplikojnë për autorizim të veçantë, për licencë të veçantë për procesimin e qumështit ose përbërësve të tjerë të qumështit.
/KosovaPress/